Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dëshiron të ribashkohet me ish-lojtarin e tij, Robert Lewandowski, në Anfield.
Lewandowski befasoi drejtuesit e Bayern Munichut në fundin e afatit kalimtar veror, kur deklaroi se dëshiron një sfidë të re në karrierë.
Megjithatë, sulmuesi polak mbeti në Allianz Arena këtë verë, por pritet të largohet në verën e ardhshme.
Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit mendohet të jetë Liga Premier, me Liverpoolin që e do në radhët e veta.
Sipas mediumit Fichajes, trajneri i Liverpoolit, Klopp e ka vënë në shënjestër Lewandowskin, që të jetë nënshkrimi i tij kryesor verën e ardhshme.
Trajneri gjerman me sa raportohet u ka thënë eprorëve të klubit për dëshirën e tij që sulmuesi të vijë në Anfield dhe ofertat nuk pritet të mungojnë gjatë verës.