Jurgen Klopp duket se nuk është i kënaqur me opsionet që ka Liverpooli në fazën defanzive dhe dëshiron të sjellë në skuadër një futbollist të ri.
Sipas “The Athletic”, Klopp e pëlqen shumë qendërmbrojtësin e Leipzigut, Dayot Upamecano dhe dëshiron që ta sjellë atë në “Anfield”, transmeton Sinjali Sportiv.
Liverpooli në këtë sezon po ka probleme të shumta me lëndime, sepse në repartin defanziv janë të lënduar: Arnold, Van Dijk, Gomez dhe Fabinho.