Jurgen Klopp është shprehur se dëshiron ta drejtoj Kombëtaren e Gjermanisë dhe Bayernin, përpara se të kthehet te Liverpool përgjithmonë.
Klopp më parë ka qenë i lidhur me një kalim te ‘Bavarezët’ në të kaluarën, megjithatë me Niko Kovac që është i sigurt në punën e tij dhe ish-trajnerin e Mainz që praktikisht është i paprekshëm, kjo duket se nuk është më e mundur.
“Në rendin me të cilin do të dëshiroja ta bëj: Unë dua të stërvis ekipin kombëtar gjerman, pastaj Bayern Munich, pastaj përsëri në Dortmund dhe më pas Liverpoolin për të gjithë jetën”, bëri shaka në një videomesazh për Sport Bild.
“Unë vërtet nuk kam ndonjë ide. Shpresoj tani për tani se dy ose tre vitet e ardhshme do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, dhe atëherë unë do të vendosë”, citohet të ketë thënë ai./Sinjali/