image Klopp cilësohet si mendje briliante

Futboll

Klopp cilësohet si mendje briliante

news image

Ish-gjyqtari i Premier Ligës, Mark Clattenburg ka folur për trajnerin Jurgen Klopp.

Clattenburg për gazetën angleze tha që Klopp ka dhënë një deklaratë jo të mirë dhe manipulative para ndeshjes kundër rivalit Manchester United, duke pyetur se “pse skuadra e Manchesterit ka fituar më shumë penallti se ajo e Liverpoolit”.

Përgjigja e Klopp ishte e shpejtë, ku të premten në një intervistë për media tha që nuk është master i lojërave mendore.

Unë nuk jam Sir Alex Ferguson, unë nuk i praktikoj lojërat mendore. Më pyetën direkt pas ndeshjes me Southampton, dhe unë nuk mendoja aspak për ndeshjen ndaj United . I pashë statistikat për penalltitë para ndeshjes ndaj Southampton, ajo ishte e gjitha”, tha Klopp.

Menjëherë pas kësaj interviste, Clattenburg shkruajti një përgjigje për “Daily Mail”, ku tha që Klopp është i njohur për lojërat e tij mendore, dhe që është përgjegjës për formën jo të mirë të Liverpoolit.

“Jurgen Klopp thotë që nuk është i aftë të jetë manipulativ. A është po ashtu i njëjti person që qëndron përpara në fushë dhe i shikon lojtarët duke bërë përgatitjet para ndeshjes?”.

“Ai e di se çfarë po bën, është tejet i mençur, për atë gjë është ndër trajnerët më të mirë në botë, dhe ndër më të mirët në Premier Ligë”, tha Clattenburg.

E kujtoj se që nga koha e Sir Alex Ferguson, nuk kam parë kurrë një mendje kaq brilante. Nuk e di se si thotë që nuk është Sir Alex“.

Po ashtu mendoj që është duke u bërë paksa nevrik për shkak të formës momentale të Liverpoolit. E kam parë këtë gjë në të kaluarën me të, ai nuk është një humbës i mirë. As Ferguson nuk ishte. Janë shumë të njëjtë me njëri tjetrin, edhe pse ai nuk e ka realizuar ende këtë gjë”, shtoi gjyqtari anglez.

Nesër do të zhvillohet derbi mes dy gjigantëve më të mëdhenj në Angli, respektivisht kampionit aktual Liverpoolit dhe skuadrës së Manchester United, ku të dy skuadrat i ndajnë 3 pikë mes vete, me “Djajtë e Kuq” duke e kryesuar tabelën në Premier Ligë, ndërsa Liverpooli pozicionohet menjëherë pas tyre në vendin e dytë.

/Sporti në Sinjali/