Klinika Infektive pritet që sot gjatë ditës të mbajë konferencë për media.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet për të treguar gjendjen e pacientëve me koronavirus që po trajtohen në këtë klinikë, shkruan Gazeta Sinjali.
Konferenca do të mbahet në ora 12:30 para Klinikës Infektive të QKUK-së.
Kujtojmë se mbrëmë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 51 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Numri total i rasteve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 561, me 102 të shëruar e 12 të vdekur./Gazeta Sinjali/