image Klinaku: Specialja nuk do t’i lirojë ish-krerët e UÇK-së edhe nëse ofrohet siguri

Kosovë

Klinaku: Specialja nuk do t’i lirojë ish-krerët e UÇK-së edhe nëse ofrohet siguri

news image

Edhe nëse Kosova ofron garanci për ish-krerët e UÇK-së që të mbrohen në liri, sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, mendon se Gjykata Speciale nuk do të lejojë një gjë të tillë.

Ai tha se kjo gjykatë ka për qëllim të mbajë njerëzit në burg sepse sipas tij, ajo ka qëllim politik.

Jo vetëm kjo qeveri, por edhe qeveritë e kaluara kanë garantuar mbrojtjen në liri për krerët e UÇK-së. Është Ministria e Drejtësisë, që në atë kohë ka qenë Selim Selimi ministër, është Policia e Kosovës, komandanti i Policisë që është i njëjti dhe kanë dhënë garanca. Por qëllimi i kësaj gjykate është që t’i mbajë njerëzit në burg e jo t’i lejojë që të mbahen në liri, sepse është qëllimi politik”, tha Klinaku në RTV Dukagjini.

I pyetur nëse publikimi i dosjeve të Speciales nga OVL UÇK ka ndikuar në moslirimin e ish-krerëve të UÇK-së, ai tha se Dhomat e Specializuara do të duhej t’i ruajnë dosjet dhe jo veteranët. /GazetaSinjali/