image Klina respekton masat e qeverisë, vazhdon karantinën tash e 14 ditë

Kosovë

Pandemia/ Klina respekton masat e qeverisë, vazhdon karantinën tash e 14 ditë

news image

Që nga 14 marsi Komuna e Klinës po vazhdon të jetë e izoluar, si shkak i situatës me pandeminë COVID-19.

Në një fotografi të dërguar nga një sinjalizues në adresë të redaksisë, shihet se policia po vazhdon të qëndrojë në hyrje të qytetit, për të mos lejuar hyrjet apo daljet e qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Qeveria e Kosovës më 14 mars ka marrë vendim për ndalimin e hyrje-daljeve në komunën e Klinës, pas paraqitjes së rastit të parë nga kjo komunë, të infektuar me koronavirus. Ajo ishte një shtetase e Italisë e cila punonte në Kosovë. Por për fat të mirë, raste të tjera nga ky qytet nuk ka pasur.

Ndryshe, deri tani në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus ka humbur jetën një person, janë infektuar 90, ndërsa janë shëruar dy të tjerë./Gazeta Sinjali/