image Kjo lagje e Prishtinës nuk do të ketë ujë deri nesër

Njoftim/ Kjo lagje e Prishtinës nuk do të ketë ujë deri nesër

news image

Një pjesë e lagjes “Dardania” në kryeqytet ka mbetur pa ujë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se çkyqja nga furnizimi me ujë në lagjen Dardania, është bërë për shkak të një defekti të linjës.

“Konsumatorë të lagjes Dardania, banorët e objekteve Su 1/7 hyrjet 1 dhe 2 si dhe Su 1/6 hyrjet 1 dhe 2 3, duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se ndërprerja e furnizimit me ujë për objektet tuaja, ka ndodhur si shkak i defektit në linjën furnizuese që gjendet në objekte – garazha”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

KRUP thotë se banorët do të mbesin pa ujë deri nesër.

“Ekipet tona kujdestare janë në terren, por për shkak të vështirësive në zonën e defektit, pozicionit të vështirë për punë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë deri nesër. Ekipet do ta trajtojnë me prioritet nesër në mëngjes rastin ne fjalë duke shpresuar në rikthim sa më të shpejtë të furnizimit me ujë”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/