image Kjo komunë e Kosovës po ofron internet falas në qytet

Kosovë

Kjo komunë e Kosovës po ofron internet falas në qytet

news image

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se, në sheshin “Adem Jashari” dhe në parqet e qytetit është lëshuar në funksion WIFI falas për të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë këto vende, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të komunës në Facebook.

Një mbështetje e veçantë për qytetarët lipjanas është bërë nga komuna këto ditë, ku në sheshin “Adem Jashari” dhe në parqet e qytetit është lëshuar në funksion WI-FI Falas për të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë këto vende. Kjo është bërë falë një investimi që ka bërë Komuna e Lipjanit së fundi për qytetarët që do të kenë mundësi të kryqen në rrjet, falas”, thuhet në njoftimin e komunës/Gazeta Sinjali/