image Kjo është serbja e parë që u qortua nga Policia e Kosovës, thotë se s’planifikon ta riregjistrojë veturën

Siguri

Kjo është serbja e parë që u qortua nga Policia e Kosovës, thotë se s’planifikon ta riregjistrojë veturën

news image

Policia e Kosovës raportohet të ketë dhënë mbrëmë pas mesnate qortimin e parë për një qytetare serbe në veri të vendit. Siç është raportuar ky fletëqortim është lëshuar në vendkalimin kufitar në Jarinje, pak minuta pas përfundimit të afatit dhe hyrjes në fuqi të fazës së parë të vendimit për riregjstrim të automjeteve.

“Kosovo-online” raportoi se një veturë e regjistruar me targa “KM”, e cila drejtohej nga një femër tashmë ka marrë një fletëqortim.

Me këtë rast, kjo qytetare serbe deklaroi shkurt se nuk ka pasur shqetësime në vendkalimin në Jarinje dhe se punonjësit e policisë i kanë dorëzuar një fletë me udhëzime për ri-regjistrim.

Pavarësisht kësaj, ajo shtoi se nuk planifikon ta regjistrojë veturën në “RKS”, por është në pritje të vendimit të ri nga Beogradi.

/GazetaSinjali/