image Kjo është masa që iu shqiptua Faton Tashollit, 29-vjeçarit që dyshohet se shantazhoi të dashurën e tij

Siguri

Kjo është masa që iu shqiptua Faton Tashollit, 29-vjeçarit që dyshohet se shantazhoi të dashurën e tij

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për arrestimin e Faton Tashollit, 29-vjeçarin që dyshohet se shantazhoi të dashurën e tij në Lipjan, më 3 korrik të këtij viti.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, në përgjigjën e së cilës thuhet se përveç shantazhit, lidhur me këtë rast, policia ka iniciuar rastin “Kanosje” ndaj një të dyshuari tjetër.

Me aktvendimit të prokurorit, 29-vjeçarit, Faton Tashollit, i është caktuar masa e arrestit policor dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Si rrjedhojë e progresit hetimor ndaj të dyshuarit për shantazh, F. T, mashkull, 29 vjeç, shtetas kosovar, me aktvendim të prokurorit të shtetit sot është shqiptuar masa e arrestit policor dhe i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej në procedurën hetimore”, thuhet në përgjigjen e policisë për Sinjalin.

Nga kjo drejtoria i thanë Sinjalin po ashtu se policia ka kryer edhe një bastisje, në funksion të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/