image Ky është personi që dyshohet se shantazhoi të dashurën e tij në Lipjan

Siguri

Ky është personi që dyshohet se shantazhoi të dashurën e tij në Lipjan

news image

Gazeta Sinjali raportoi për arrestimin e një personi, i cili dyshohet se ka shantazhuar dhe detyruar të dashurën e tij, në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari që u kap nga hetuesit rajonalë në Prishtinë, është Faton Tasholli.

Sipas burimeve të gazetës, kjo nuk është hera e parë që Tasholli ka shantazhuar të dashurën e tij, mirëpo, këtë vepër ai dyshohet se e ka përsëritur tre ditë më parë, në Lipjan.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/