image Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit nga sulmi në Gllogjan

Siguri

Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit nga sulmi në Gllogjan

news image

Një person po vazhdon të trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, shkaku i plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Gllogjan të Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyrtari për informim në Spitalin e Pejës, Naim Sahiti, ka thënë për Sinjalin se gjendja e të lënduarit vazhdon të jetë stabile.

I plagosuri që është sjell pas sulmit në Deçan është jashtë rrezikut për jetë dhe po vazhdon të trajtohet në Spitalin e Pejës”, ka thënë Sahiti.

Ai ka bërë të ditur se edhe pse nga spitali nuk është kërkuar gjak për të plagosurin, qytetarë të shumtë kanë shprehur interesim që të dhurojnë në rast se është e nevojshme.

Kujtojmë që, në orët e mbrëmjes së sotme një autobus në Gllogjan ka qenë caku i të shtënave me armë nga persona të maskuar, ku mbetën të vrarë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës të shkollës së mesme. /GazetaSinjali/