Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje, transmeton Gazeta Sinjali.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.
Sipas këtij vendimi obligohen që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.
Sipas këtij vendimi targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se situata në veri të vendit është e qetë. /Gazeta Sinjali/