image Kjo është gjendja e pacientëve të prekur me COVID në spitalet e Kosovës - Sinjali

Kjo është gjendja e pacientëve të prekur me COVID në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nëntë pacientë të konfirmuar me COVID-19, po marrin trajtim mjekësor në klinikat COVID dhe spitalet rajonale, ndërsa në trajtim mjekësor janë edhe 31 pacientë të tjerë post-COVID.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë,

Klinika e Pulmologjisë, 28  pacientë  post-COVID;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient  i  spitalizuar;

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 1  pacient;

Spitali i Pejës, 1  pacient;

Spitali i Ferizajt, 1  pacient./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin