image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës - Sinjali

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 16 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 24 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 8 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-COVID;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient;

Spitali i Prizrenit, 1 pacient;

Spitali i Pejës, 5 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-COVID./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin