Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nëntë pacientë të konfirmuar me COVID-19, po marrin trajtim mjekësor në klinikat COVID dhe spitalet rajonale, ndërsa në trajtim mjekësor janë edhe 31 pacientë të tjerë post-COVID.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë,
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-COVID;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar;
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 1 pacient;
Spitali i Pejës, 1 pacient;
Spitali i Ferizajt, 1 pacient./GazetaSinjali/