Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale në trajtim mjekësor janë, 8 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv dhe 30 post-COVID.
Sipas SHSKUK-së, prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 11 pacientë janë me oksgjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk është asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-COVID;
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient;
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë;
Spitali i Pejës, 1 pacient;
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./GazetaSinjali/