image Kjo është gjendja e dy personave që u plagosën sot në Fushë Kosovë

Shëndetësi

Kjo është gjendja e dy personave që u plagosën sot në Fushë Kosovë

news image

Klinika e Emergjencës ka dhënë detaje për gjendjen e personave të lënduar në përleshjen e sotme ndërmjet policisë dhe disa qytetarëve në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori tha se pasditen e sotme janë sjellë dy zyrtarë policorë në gjendje stabile dhe disa civilë të lënduar ku këta të fundit janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë, por që edhe këta janë në gjendje stabile.

“Në Emergjencë janë sjellë dy policë të lënduar në gjendje stabile. Tri raste janë të lënduar civilë, dhe dy të plagosur në ekstremitete të poshtme, por edhe këta janë civilë. Pra, janë pesë civilë dhe dy policë. Dy policët janë liruar në shtëpi dhe tre të lënduarit kanë pasur lëndime të lehta. Dy të plagosurit janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja e tyre është stabile. Këta të tre janë lënduar në përleshje me policinë dhe janë liruar, dhe sigurisht janë arrestuar nga policia”, ka thënë ai për KP.

Mesditën e sotme në Fushë Kosovë, ka ndodhur një përleshje fizike mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve për shkak të një gjobe të shqiptuar ndaj një pronari të një qebaptoreje. Ndërkohë që policia ka shkrepur me armë zjarri, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar dhe gjashtë persona janë intervistuar në stacionin policor. /Gazeta Sinjali/