Kombëtarja e Kosovës në boks që nga kthimi nga Anglia është duke qëndruar në karantinë në qendrën studentore në Prishtinë.
Në fillim boksierët dhe stafi i kombëtarës kishin shumë ankesa sa i përket gjendjes në këto konvikte, mirëpo tani sipas trajnerit Besim Brahimi gjendja është përmisuar.
Ai kritikoi kujdestarët në këtë karantinë të cilët nuk po i sjellin barnat për të cilat ai dhe trajneri tjetër, Shefki Bogujevci kanë nevojë.
“Gjendja është shumë mirë. Mirë jemi. Prej që jemi ardh po kërkojmë unë dhe ai trajneri Shefki Bogujevci i kërkon disa kokrra për diabet, dhe këto ilaçe nuk po na sjellin. Edhe do kokrra të lukthit të cilat i përdori unë vet se më mundon shumë lukthi sidomos kur ta ndërroj ushqimin i kemi kërku ato nuk po na sjellin prej kur kemi ardhë . Jo sot jo nesër, jo ka jo nuk ka atje. Plus i kemi telefonu njerëzit tanë me na sjellë këtu, por nuk i kanë lejuar me i fut brenda”, tha fillimisht ai.
Brahimi për KP gjithashtu deklaroi se gjendja shëndetësore e boksierëve Donjeta Sadiku, Patriot Behrami, Shpetim Bajoku e Besart Pireva si dhe e gjithë stafit tjetër është shumë e mirë.
“Mirë janë të gjithë, krejt jemi mirë. Po ushtrojmë ngapak nëpër dhoma secili përveti… Mirë janë nuk janë edhe keq. Janë përmisuar për shkak se kemi pas shumë ankesa na i kanë sjellë veshjet, na i kanë sjellë gjërat për pastrim dhe tash secili po e pastron dhomën tonë dhe jemi shumë në rregull”, përfundoi Brahimi.
Kombëtarja e Kosovës në boks do të qëndrojë edhe 4 ditë në karantinë ndërsa më pas priten të gjithë të lirohen pë r tu izoluar në shtëpitë e tyre.