image Lirohen nga karantina delegacioni i boksit

Sport/ Lirohen nga karantina delegacioni i boksit

news image

Dhjetë boksierët e ardhur nga Londra para dy javësh, që u mbajtën në karantinë në Qendrën e Studentëve janë liruar gjatë së premtes, raporton EO.

Deri më tani në Qendrën e Studentëve e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte lëshuar për karantinë, janë vendosur gjithsej 230 qytetarë të kthyer në mënyrë të organizuar të cilët kishin mbetur jashtë vendit.

Fillimisht ishin kthyer 10 persona të Ekipit Kombëtar të Boksit, pastaj 40 qytetarë nga Turqia, 180 nga Gjermania dhe 55 nga Zvicra.