image Boksierët kosovarë fitojnë katër medalje në Bosnje

Sporte Luftarake

Sport/ Boksierët kosovarë fitojnë katër medalje në Bosnje

news image

Boksierët kosovar kanë fituar katër medalje në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahoviq Talija”, të mbajtur gjatë fundjavës në Bosnjë e Hercegovinë.

Nga këto katër medalje, dy prej tyre janë të arta dhe dy të tjera janë të argjendta.

Boksierët: Patriot Behrami (69 kg) dhe Shpëtim Bajoku (64 kg), fituan medaljet e artat, ndërsa Besfort Merlaku (60 kg) dhe Besart Pireva (81 kg), fituan të argjendtat.

Turneu “Mustafa Hajrulahoviq Talija”, është i njohur nga Federata Evropiane e Boksit (EUBC).