image Ende nuk janë testuar për koronavirus boksierët kosovarë të ardhur nga Londra

Sport/ Ende nuk janë testuar për koronavirus boksierët kosovarë të ardhur nga Londra

news image

Dje u kthyen nga Londra delegacioni i boksit të Kosovës.

Ata po merrnin pjesë në turneun e Londrës që vlente për Lojërat Olimpike të këtij viti, por turneu u anulua.

Me ndihmën e Behgjet Pacollit, boksierët dhe stafi u rikthyen në Kosovë, e të cilët u vendosën në karantinë dy javore në konviktet në Prishtinë.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për këtë ngjarje qysh nga vendimi për tu rikthyer e gjendja e tyre.

Tani, Gazeta Sinjali mëson se delegacioni i boksit ende nuk është testuar për koronavirus, ndërsa gjendja e tyre momentalisht është e mirë.

Ky test pritet të bëhet gjatë ditës së sotme ose nesër./Gazeta Sinjali/