image Pesë boksierët që mund të jenë kundërshtarët e Joshuas në meçin e radhës

Sporte Luftarake

Lista/ Pesë boksierët që mund të jenë kundërshtarët e Joshuas në meçin e radhës

news image

Mediumi i njohur britanik, “The Sun” ka publikuar një listë me pesë kundërshtarët e ardhshëm të mundshëm të Anthony Joshuas pas fitores ndaj Andy Ruiz Jr.

Britaniku ishte kampion i unifikuar i peshave të rënda në kategoritë: WBA, WBO, IBF dhe IBO, por u mposht në qershor nga Andy Ruiz dhe humbi titujt.

Megjithatë, Joshua ka arritur t’i kthej titujt dje (e shtunë) në revanshin e zhvilluar në Diriyah Arena të Arabisë Suadite.

Mediumi i njohur The Sun ka përpiluar një listë me pesë kundërshtarët e mundshëm të britaniktë:

Oleksandr Usyk, Kubrat Pulev, Deontay Wilder, Tyson Fury dhe Andy Ruiz Jr janë emrat e boksierëve më të cilët mund të ndeshet në meçin e radhës britaniku Anthony Joshua