Një fabrikë për prodhimin e ngjyrave në Ferizaj është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për fabrikën ‘Fer Fix’ në fshatin Babush, ku nuk dihen ende shkaqet të cilat çuan në shpërthimin e zjarrit.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se nuk është arritur që zjarri të lokalizohet menjëherë, për shkak se ishte shumë errësirë dhe duhej pritur deri mëngjesin e sotëm që zjarrfikësit të shuajnë zjarrin në tërësi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rastin.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.