image Kjo është arma me të cilën u plagos 28-vjeçari mbrëmë në Prishtinë

Kosovë

Kjo është arma me të cilën u plagos 28-vjeçari mbrëmë në Prishtinë

news image

Një 28-vjeçar me inicialet A.H., është plagosur rreth orës tre të mëngjesit të sotëm, në qendër të Prishtinës, më saktësisht në afërsi të Hotelit Grand.

Gazeta Sinjali ka siguruar fotografi të armës që është përdorur në gjuajtje, ku mbeti i plagosur 28-vjeçari.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar me inicialet I.Q, mbi 30-vjeç, të cilit i është gjetur edhe arma.

Që është arrestuar I.Q, për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.

“Sot, më 22.02.2020 rreth orës 03:36, policia është njoftuar se në rrugën ‘Garibaldi’ Prishtinë ka të shtëna me arme zjarr.  Njësia policore ka dal ne vend të ngjarjes, kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur një armë me një karikator dhe tre fishekë. Në vendin e ngjarjes është hasur edhe viktima i cili kishte marr plagë në këmbë nga arma e zjarrit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjeksor. Po ashtu një mashkull tjetër ka marr lëndime trupore nga persona të panjohur”.

“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar. Në vend e ngjarës janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65. Është njoftuar prokurori kujdestar, me akt-vendim të tij i dyshuar është dërguar në mbajtje. Viktima pas tretmanit në QKUK është liruar”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit./Gazeta Sinjali/