image “Kim Jong-un mund të jetë plagosur gjatë një testi raketor”

Dyshimet/ “Kim Jong-un mund të jetë plagosur gjatë një testi raketor”

news image

Kim Jong-un mund të jetë plagosur gjatë një testi raketor, sipas ish-zyrtarit të Partisë së Punës së Koresë së Veriut, Lee Jeong Ho, i cili shkroi në gazetën koreano-jugore “Dong-a Ilbo”.

Ditët e fundit po qarkullojnë zëra mbi gjendjen jo të mirë shëndetësore të udhëheqësit koreano-verior, i cili nuk mori pjesë në festën e partisë së tij në 15 prill dhe nuk është parë në publik që atëherë.

“Kim nuk ka qenë në raportimet e testit të 14 prillit dhe nuk ka pamje të lëshimit të raketës, që ndoshta do të thotë se mund të ketë ndodhur një aksident në test”, theksoi ish-zyrtari.

Mediat koreano-veriore nuk kanë dhënë njoftime mbi shëndetin e Kim Jong-un, gjë që ekspertët e kanë konsideruar si diçka të pazakontë.

Sipas “Washington Post”, zërat për shëndetin e udhëheqësit të Koresë së Veriut kanë shkaktuar panik në popullatë.

Ditët e fundit janë regjistruar blerje në masë ushqimesh dhe pajisjesh elektronike, ndërkohë që helikopterët janë parë të fluturojnë shumë ulët mbi qytete. /Gazeta Sinjali/