image Kida e Loredana si binjake, nxitin dyshime për një bashkëpunim të mundshëm

Bota e Yjeve

Kida e Loredana si binjake, nxitin dyshime për një bashkëpunim të mundshëm

news image

Të njohura për zërin e ëmbël që kanë, projektet e Kidës dhe Loredanës sapo të publikohen marrin hov gjithandej, madje ato shpërblehen me numër të madh të klikimeve në platformën Youtube.

Derisa i lidhte miqësia e përbashkët, ato për një kohë të gjatë nuk u panë bashkë madje aludohej se mes tyre nuk kishte raporte të mira.

Kida u deklarua se edhe pas ndarjes mes Mozzik dhe Loredanës, këngëtaret kishin raporte të mira shoqërore.

Së fundmi, Kida në llogarinë e saj në instagram ka publikuar disa imazhe me Loredanën, ku ishin të veshura ngjashëm, dhe flokët e bardha i kishin mbërthyer gërsheta.

Këto pamje nxitin dyshimet se mes dyshes po vjen ndonjë bashkëpunim i mundshëm.

Duke i publikuar edhe disa video nga TikTik, shoqet po kalojnë kohë të mirë së bashku.

Sa i përket arsyes të këtij takimi, mbetet të shihen detajet e tjera të publikuara nga vetë artistet. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CGAcgabBO4K/?utm_source=ig_web_copy_link