image KFF Mitrovica mëson kundërshtarin për garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve

Futboll

KFF Mitrovica mëson kundërshtarin për garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve

news image

Kampionia e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, KFF Mitrovica, i ka mësuar kundërshtarët për garën e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/2022.

Vashat e klubit mitrovicas nga shorti i hedhur të premten janë vendosur në grupin e shtatë, ku do të garojnë me skuadrat Valeranga nga Norvegjia, Paok i Greqisë, si dhe skuadra nga Moldavia, Agarista Anenni Noi.

Ndeshjet e këtij grupi do të organizohen në Greqi, që është nikoqire e këtyre skuadrave. Për garat evropiane drejtuesit e këtij klubi kanë paralajmëruar që do të zhvillohet një seancë përgatitore në Bansko të Bullgarisë.

Ndryshe KFF Mitrovica, sikurse në katër sezonet e fundit, ka arritur ta fitojë titullin edhe kupën e Kosovës duke dominuar plotësisht futbollin e femrave. /Gazeta Sinjali Sporti/