image Këto pjesë të Prishtinës nuk do të kenë ujë nesër

Kosovë

Këto pjesë të Prishtinës nuk do të kenë ujë nesër

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se nesër do të realizohen disa punime teknike pasi do të bëhet ndërrimi i gypit të ujit në rrugën “Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga vetë kjo kompani dhe Komuna e Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Nesër pritet që të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm.

“Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës “Haxhi Zeka” dhe rrugët përreth deri në lagjen Kolovica, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali/