image Këto janë zhvillimet e fundit dhe rezultatet e deritanishme nga mega-aksioni ‘Karaçeva’

Kosovë

Këto janë zhvillimet e fundit dhe rezultatet e deritanishme nga mega-aksioni ‘Karaçeva’

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot ekskluzivisht për vazhdimin e mega-aksionit policor për rastin e njohur në publik  si “Karaçeva”, i cili është duke u zhvilluar në disa qytete të Kosovës, e ku në shënjestër ka rreth 10 biznese që merren me përpunimin dhe shitjen e mishit, si dhe dhjetëra qytetarë të dyshuar për kontrabandë dhe bashkëpunim me këto biznese.

Burime të Gazetës Sinjali kanë deklaruar se deri më tani në pranga të Policisë kanë rënë rreth 12 qytetarë të dyshuar për kontrabandë, kryesisht me prejardhje nga Komuna e Kamenicës.

Po ashtu, këto burime bëjnë me dije se në pranga të Policisë tashmë janë vënë  edhe 9 persona të tjerë nga bizneset që tregtojnë mish dhe produkte të mishit.

Gazeta Sinjali mëson se në mesin e bizneseve të bastisura deri më tani janë: një në Prishtinë, një në Pejë, pesë në Prizren, si dhe dy në Gjilan.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja për këtë mega-aksion.

/GazetaSinjali/