image Këto janë targat e veturës me të cilën iku i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes te Gjinekologjia
[wp-story id="814678"]

Siguri

Këto janë targat e veturës me të cilën iku i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes te Gjinekologjia

news image

Krimi makabër ndaj një gruaje në javën e fundit të shtatzënisë e cila dyshohet se u vra nga burri me te cilin ishte e martuar, ka tronditur mbarë vendin. Sinjali ka raportuar me detaje lidhur me rastin, teksa ka zbuluar edhe identitetin e të dyshuarit për këtë vrasje të rëndë.

Burimet e Sinjalit thonë se Sokol Halili dyshohet se me armë zjarri ka shtënë ndaj ish-bashkëshortes së tij, Hamide Magashin, (35-vjeçare) para Klinikës Gjinekologjike Obstetrike në QKUK, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Halili menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar me veturën e tij nga vendi i ngjarjes. Sipas sinjalizuesve që ndodhen në vendin e ngjarjes, 31-vjeçari është larguar me veturën Opel Astra me targa 05-450-BC.

E ndjera ishte në javën e 41-të të shtatzënisë, por ajo u privua nga jeta para dyerve të klinikës.

/GazetaSinjali/