image Këto janë dy gratë që u arrestuan në Prizren, dyshohet se u morën me prostitucion
[wp-story id="814678"]

Siguri

Këto janë dy gratë që u arrestuan në Prizren, dyshohet se u morën me prostitucion

news image

Një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë është prostitucioni. Kohëve të fundit ka pasur shumë arrestime të grave e burrave që dyshohen për marrje me prostitucion dhe mundësim apo detyrim në prostitucion.

Për një rast të tillë ka raportuar pak më parë Gazeta Sinjali, ku pas hetimeve të Policisë, janë arrestuar dy gra në qytetin e Prizrenit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se dy të dyshuarat janë Besrie Krasniqi dhe Fetanete Omaj.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, i cili tha se me urdhër të Prokurorit, dy të dyshuarat janë ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/