image Arrestohen për prostitucion dy gra në Prizren, flasin nga Policia

Siguri

Arrestohen për prostitucion dy gra në Prizren, flasin nga Policia

news image

Prostitucioni vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë.

Dy gra sot në Prizren janë arrestuar, njëra është arrestuar për bashkëveprim kurse tjera me akuzen se po ushtronte prostitucion raporton Gazeta Sinjali.

Togeri i policisë së Kosovës në Prizren Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për Sinjalin arrestimin e dy grave dhe se me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë

“Janë arrestuar dy gra, njëra për bashkëveprim, njëra për marrje me prostitucion. Me urdhër të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/