image Këto janë drejtoritë që do t'i takojnë PDK-së në Gjilan

Politikë

Këto janë drejtoritë që do t’i takojnë PDK-së në Gjilan

news image

Vetëvendosje në Gjilan sot ka arritur marrëveshje me PDK-në që të qeverisin bashkë në katër vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Arritjen e koalicionit e konfirmoi Riad Rashiti, ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së në Gjilan.

Por burimet e Sinjalit brenda degës së PDK-së në Gjilan kanë bërë të ditur se cilat drejtori do t’i marrin ata.

Drejtoria për Buxhet Dhe Financa, Drejtorinë e Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë, janë drejtoritë që do t’i përkasin PDK-së në këtë mandat.

Ndërsa Rashiti ka thënë për Sinjalin, se përveç katër drejtorive do ta marrin edhe pozitën e nënkryetarit të komunës.

Kemi arritur marrëveshje para pak minutave me Vetëvendosjen për të bashkëqeverisur në Gjilan. PDK do të marrë 4 drejtori nga 12 sa janë gjithsej dhe pozitën e nënkryetarit të komunës“, ka thënë Rashiti për Sinjalin.

Kujtojmë që Gjilani shkoi në balotazh, ku u ballafaquan Lutfi Haziri nga LDK dhe Alban Hyseni nga VV.

Pas numërimit të 100 për qind të votave, Alban Hyseni fitoi garën për të parin e kësaj komune.

/GazetaSinjali/