image Tahiri – VV-së: Të ulemi ta caktojmë datën e zgjedhjeve, pastaj i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

Politikë

Tahiri – VV-së: Të ulemi ta caktojmë datën e zgjedhjeve, pastaj i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka marrë fjalën në kuvend pas dështimit të votimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Ai ka ftuar shumicën parlamentare që të ulen dhe ta caktojnë datën e zgjedhjeve të reja të përgjithshm.

“Ne nuk i votojmë këto marrëveshje, por angazhohemi që kjo legjislaturë të marrë fund dhe ta caktojmë ditën dhe datën e zgjedhjeve. Kur të dakordohemi që të shpërbëhet parlamenti, në të njëjtën ditë do t’i kalojmë të gjitha këto marrëveshje”, është shprehur Tahiri.

Pas kësaj me ironi ka folur kryetari Konjufca, duke thënë: “A i votoni nëse pajtohemi që zgjedhjet të mbahen në janar 2025?!”.

/GazetaSinjali/