image Dështimi i konstituimit të komisionit për rezervat shtetërore, Hoti: Pse koalicioni VV - Guxo po e bojkoton, po ngrihen dyshime

Politikë

Dështimi i konstituimit të komisionit për rezervat shtetërore, Hoti: Pse koalicioni VV – Guxo po e bojkoton, po ngrihen dyshime

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas dështimit të konstituimit të komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore. Edhe kësaj here, arsyeja qe mungesa e deputetëve të partisë në pushtet.

Ai pyeti se pse koalicioni VV – Guxo po e bojkotojnë konstituimin e këtij komisioni.

“Përse koalicioni VV-Guxo po e bojkoton konstituimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën me rezerva shtetërore?!”

Hoti ka shkruar se është në interes të publikut të zbardhet e vërteta sa më parë dhe se pengimi i hetimit parlamentar ngre dyshime të shumta.

“Kjo sjellje shpërfaq hipokrizinë e koalicionit VV-Guxo; e votuan formimin e Komisionit në Kuvend, e tani po e pamundësojnë punën e tij.”

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/pfbid02anTp3MK61mKbYPfN5CNoQRnAaXhyRGKsqE5ZgkwcsB74ogfs3QgMEyxkSaQHgiGyl?cft[0]=AZUN72P3T2jMiYKtU-X0McFWkzSNOuI6zEisTfuRT4y0V5BJIf2swKdZN8_W-n-ruakclrrOjF_C4dYGpyqafr0Os339jcmYwslhv1HeuNkEhFmzl8NV_XAibVH3sl5ndcSWs1ftbv-NJdZfz_Fdz2yP&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/