image Arrihet marrëveshja për Gjilanin, VV ia jep katër drejtori PDK-së

Politikë

Arrihet marrëveshja për Gjilanin, VV ia jep katër drejtori PDK-së

news image

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka arritur koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës për të qeverisur në katër vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Riad Rashiti, ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së në Gjilan.

Ai tha për Sinjalin se PDK do ta marrë nënkryetarin dhe katër drejtori.

Kemi arritur marrëveshje para pak minutave me Vetëvendosjen për të bashkëqeverisur në Gjilan. PDK do të marrë 4 drejtori nga 12 sa janë gjithsej dhe pozitën e nënkryetarit të komunës“, ka thënë Rashiti për Sinjalin.

Kujtojmë që Gjilani shkoi në balotazh, ku u ballafaquan Lutfi Haziri nga LDK dhe Alban Hyseni nga VV.

Pas numërimit të 100 për qind të votave, Alban Hyseni fitoi garën për të parin e kësaj komune.

/GazetaSinjali/