image Kurti në mbledhjen e VV-së: Astrit Dehari u mbyt në burg -drejtësia mund të pengohet, por do ta kemi

Politikë

Kurti në mbledhjen e VV-së: Astrit Dehari u mbyt në burg -drejtësia mund të pengohet, por do ta kemi

news image

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një mbledhje, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i saj, njëherit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë kësaj mbledhje, Kurti ka folur për Astrit Deharin, në 7 vjetorin e vdekjes së tij, për të cilin tha se u mby në burg ku po mbahej padrejtësisht, e që drejtësia e vonuar do të vijë.

“Sot është data 5 nëntor dhe në po vijmë këtu pasi ishim në homazhe për aktivistin tonë të paharruar, Astrit Deharin, i cili u mbyt ne burg, ku po mbahet padrejtësisht, për arsye politike 7 vjet më parë”

“Fakti se Kosova ka djem e vajza, aktivistë e aktiviste, shoqe e shokë të Astrit, na jep sigurinë se drejtësinë do ta kemi, ajo mund të vonojë e mund të pengohet nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harroj e nuk do të harrohet”, u shpreh Kurti.

Kurti po ashtu tha se Dehari ka qenë student i shkëlqyer i mjekësisë me rezultate shumë të larta.

“Astriti sot i mungon Lëvizjes, si aktivist i palodhshëm e i patrembur që ka qenë, por ai i mungon edhe Kosovës sepse sot do të ishte një mjek i ri shumë i përgatitur në spitalet tona e në politikëbërjen e shëndetësinë për Kosovën. Nëse e respektojmë Astritit, nuk mjaftojnë lulet, fjalët e bukura dhe as shkrimet për të, sidomos nga ju aktivistë të ri në Rininë për Vetëvendosje, sepse tani pritet nga ju të studioni mirë me rezultate sa më të larta dhe ta afroni punën tuaj vullnetare në të mirë të komunitetit dhe popullit tonë. Vetëm kështu jemi të gjithë Astrita”, tha ai. 

/GazetaSinjali/