Në periudhën janar-qershor të këtij viti, në aksidente trafiku vdiqën 15 persona më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Po ashtu Policia thotë se ndër objektivat kryesore ka edhe rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.
Për të parë nga afër implementimin e planeve dhe aktiviteteve policore, doli edhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione Afrim Ahmeti dhe Nënkolonel Jeton Rexhepi Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor.
Kjo është komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:
Siguria rrugore dhe veprimet policore që kanë për synim arritjen e objektivave në parandalim të aksidenteve, u përcollën nga afër nga menaxhmenti i lartë i Policisë
Policia e Kosovës një prej objektivave parësore ka edhe ofrimin e sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, ku implementimin e planeve dhe aktiviteteve policore nga afër e përcolli Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione z.Afrim Ahmeti dhe Nënkolonel Jeton Rexhepi Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor .
Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete policore të kombinuara, si projekte sensibilizuese me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit dhe po ashtu veprime ndaj kryerësve të kundërvajtjeve në trafik.
-62 persona më pak të vdekur apo -35.42%, nëse i referohemi Raportit të Dekadës së Sigurisë Rrugore 2010-2019.
-16 persona më pak të vdekur apo -12.40%, në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018.
-15 persona më pak të vdekur apo -34.09%, në periudhën Janar-Qershor 2020 në krahasim me periudhën e njëjte të vitit 2019.
Edhe këto aktivitete që janë duke u ndërmarrë nga njësit e trafikut kanë për qëllim parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor dhe po ashtu janë në përputhshmëri edhe me aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në kuadër të planit operacional ‘ROADPOL 2020” (European Roads Policing Netëork – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore).
Kjo situatë e sigurisë rrugore është tregues për punën që është bërë nga të gjithë, përfshirë institucionet, shoferët, pjesëmarrësit tjerë në trafik, gjithnjë pa shmangur edhe ndikimin që ka pasur legjislacioni në fushën e trafikut rrugor.
Policia e Kosovës, kërkon dhe njeherit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik. /Gazeta Sinjali/