image Këta janë tre personat që u suspenduan nga Rashit Qalaj për vjedhjen e Dhomës së Dëshmive

Kosovë

Siguri/ Këta janë tre personat që u suspenduan nga Rashit Qalaj për vjedhjen e Dhomës së Dëshmive

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se komandanti i stacionit policor, në Zubin Potok, Zvezdan Milivojević dhe togeri Momir Radenkovic që kishte qenë shef i hetimeve, janë suspenduar për 72 orë me vendim të drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, raporton Gazeta Sinjali.

Suspendimi i tyre vije për shkak se janë vjedhur armë të gjata, armë të shkurta, para, motor-sharra e gjëra të tjera në Dhomën e Dëshmive.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se i dyshuar për këtë vjedhje është polici që kishte qenë përgjegjës për Dhomën e Dëshmive, Milian Koshanin, i cili është i nacionalitetit serb.

Përveç Milivojevicit e Radenkovicit, Policia e Kosovës ka njoftuar se është suspenduar edhe policin e dyshuar për vjedhje, Milian Koshanini.

“Ndaj zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’, shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin Potok, sipas procedurave të parapara disiplinore është iniciuar suspendimi nga niveli lokal, përderisa IPK dhe Prokuroria Themelore janë njoftuar për veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftim.

Sipas asaj që bëhet e ditur, polici Koshanin, dyshohet se nga Dhoma e Dëshmive ka vjedhur më shumë se tetë armë të shkurta, disa armë të gjata, para dhe motor-sharra e gjëra të tjera.

Polici Koshanin që dyshohet se ka kryer këtë vepër është i nacionalitetit serb dhe ka ikur menjëherë nga Kosova.

Burimet bëjnë me dije se ai ka pranuar se ka kryer këtë vepër, por që po ashtu ka konfirmuar se nuk do të kthehet më në Kosovë. Ky rast është konfirmuar nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali