image Këta janë lojtarët të cilët Barcelona kërkon t’i shesë

Futboll

Këta janë lojtarët të cilët Barcelona kërkon t’i shesë

news image

Barcelona duhet të shesë disa lojtarë në vitin e ardhshëm në mënyrë që të mos këtë probleme financiare.

Sipas mediave spanjolle, klubi blaugranas duhet të fitojë 124 milionë euro nga shitja e lojtarëve .

Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal janë lojtarët e parë që mund të shiten në afatin dimëror.

Për kroatin ka shprehur interesim të madh Juventus, ndërsa për Vidal është i interesuar rivali Inter.

Tjetër lojtar që pritet të shitet në verën e ardhshme është braziliani Philippe Coutinho.

Për momentin Coutinho është në Bayern Munich në fomrë huazimi me mundësi blerje në fund të sezonit për 120 milionë euro. /Gazeta Sinjali/