image Këta janë ish-zyrtarët e Trafikut Urban që u arrestuan për keqpërdorim të detyrës e konflikt interesi

Shëndetësi

Këta janë ish-zyrtarët e Trafikut Urban që u arrestuan për keqpërdorim të detyrës e konflikt interesi

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar sot tre ish-zyrtarë të Ndërmarrjes Publike Lokale “Trafiku Urban” nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Konflikti i interesit” dhe “Ndihma”. Gazeta Sinjali nga burimet e veta ka mësuar identitetin e tre të arrestuarve dhe iu sjell detaje.

Tre ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Trafiku Urban” që janë arrestuar sot janë:

  • Ruhan Beha – Ish- kryesues i Bordit të Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban”;
  • Lulzim Rexhepaj – Ish- kryeshef i NPL “Trafiku Urban”;
  • Florent Tahiraj – Sekretar i NPL “Trafiku Urban”.
Florent Tahiraj

Përveç tyre është arrestuar edhe një person tjetër i cili nuk ka pasur pozita në këtë ndërmarrje. Bëhet fjalë për V.K. i cili punonte si menaxher në një auto-sallon.

Duke iu referuar komunikatës, katër të dyshuarit kishin arritur që përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve mes vete, ta shesin veturën e Ruhan Behës fillimisht një auto-salloni, pastaj përmes procedurave tenderuese e kanë blerë mijëra euro më shtrenjtë sesa vlera reale për nevoja të ndërmarrjes. Në këtë mënyrë, ata dyshohet se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Ndërmarrjes dhe kanë përfituar për vete.

Lulzim Rexhepaj

Me vendim të prokurorit, Beha dhe Rexhepaj janë shoqëruar në Polici dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa V.K. dhe Tahiraj janë liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/