image Këta janë dy zyrtarët policorë që u sulmuan në Gjakovë, njëri ka thyerje në kokë

Siguri

Këta janë dy zyrtarët policorë që u sulmuan në Gjakovë, njëri ka thyerje në kokë

news image

David Shala dhe Arben Tahiraj janë dy zyrtarët policorë të cilët u sulmuan mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, përballë restorantit “Oita” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata u sulmuan nga tre persona, derisa ishin duke ia shqiptuar një gjobë për kundërvajtje një personi tjetër.

Drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, pa pranuar të përmend emra, konfirmoi se për shkak të lëndimeve të marra, dy zyrtarët policorë janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Graishta njoftoi se njëri nga policët ka thyerje në kokë dhe është në gjendje më të rëndë./Gazeta Sinjali/