Dy vëllëzër nga Komuna e Gjakovës, N.Hajdaraj dhe B.Hajdaraj, bashkë me kushëririn e tyre Sh.Hajdaraj, janë personat e dyshuar për sulmin fizik ndaj dy zyrtarëve policorë, David Shala dhe Arben Tahiraj, mëson Gazeta Sinjali nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Zyrtarët policorë, Shala e Tahiraj, u sulmuan mëngjesin e sotëm në afërsi të restorantit “Oita” në Gjakovë, teksa po shqiptonin një gjobë për kundërvajtje.
Për shkak të lëndimeve të marra, dy zyrtarët policorë janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës. Madje njëri prej tyre ka pësuar thyerje në kokë dhe është në gjendje shëndetësore më të rëndë.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar vëllëzërit Hajdaraj dhe kushëririn e tyre. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/