image Këta janë 3 të dyshuarit që ia thyen nofullën 26-vjeçarit në veri

Siguri

Këta janë 3 të dyshuarit që ia thyen nofullën 26-vjeçarit në veri

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rrahje që ka ndodhur të shtunën, rreth orës 02:00, në lokalin “Motel Bisevac”, në Mitrovicë të Veriut. Gjatë kësaj rrahjeje, tre persona dyshohen se ia kanë thyer nofullën një 26-vjeçari, me inicialet M.M., (emër i njohur për redaksinë).

26-vjeçari aktualisht është duke u trajtuar në spitalin e këtij qyteti dhe siç mëson Sinjali, për shkak të lëndimit të rëndë që ka pësuar, ai nuk ka pasur mundësi as ta japë deklaratën e plotë para zyrtarëve policorë.

Gazeta Sinjali merr vesh se të dyshuar për këtë rast, të cilët ndodhen ende në arrati janë: Nikolla Viçentijeviq, Nemanja Millosheviq, Nikolla Mojisiq.

Prokurori i rastit ka urdhëruar inicimin e procedurës edhe ndaj pronarit të lokalit “Motel Bisevac”, i cili nuk e kishte raportuar fare këtë rrahje në polici.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/