Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të mos lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, dhe të gjithë që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë kufirin, transmeton Gazeta Sinjali.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës tashmë është në pikën kufitare në Jarinje.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se shtimi i forcave policore në veri të vendit, është në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.
Ai ka publikuar edhe një fotografi ku shihen tabelat provuese që do t’u vendosen secilës makinë që posedon targa serbe dhe dëshiron të hyjë në Kosovë./Gazeta Sinjali/