Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët në mëngjes, kurse gjatë ditës vranësirat do të shpërndahen, ku do të ketë intervale më të gjata me diell, transmeton Gazeta Sinjali.
Temperaturat minimale zbresin deri në 4 celsius ditën e premte, e në fundjavë rriten edhe mbi 10 celsius. Ndërkaq, ato maksimalet nga nesër rriten në 23C të premten e fundjavë edhe 28 celsius.
Sot do të vazhdoj të fryjë erë mesatare nga verilindja 6-12m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme me tendencë të rënies. /Gazeta Sinjali/