image Këshilltari i Kurtit: Shpenzimet në karburante të sqarohen dhe të ndalen - Sinjali

Këshilltari i Kurtit: Shpenzimet në karburante të sqarohen dhe të ndalen

news image

Sot, në media janë publikuar emrat e dhjetë deputetëve të cilët kanë harxhuar më së shumti para nga buxheti i shtetit për të mbuluar shpenzimet e karburantit dhe në mesin e tyre janë gjashtë kuvendarë të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Sinjali.

Jusuf Ulaj, i cili është këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me këtë çështje, duke kërkuar që këto shpenzime të sqarohen dhe të ndalohen.

“Shumë nga ne që në Levizje jemi për parime dhe ndaljen e të kqijave në këtë vend, presim reflektim nga grupi parlamentar që na përfaqëson! Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur”, shkroi ai në Facebook./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin