image Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit, shkon nesër në takim

Politikë

Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit, shkon nesër në takim

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një takim.

Abdixhiku ka thënë se ftesa është bërë në formatin 1+1, pra takim mes dy liderëve, duke theksuar se ky është komunikimi i parë zyrtar mes tyre pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Unë sot kam marrë një letër ftesë për takim me kryetarin e LVV-së, z. Kurti, në formatin 1+1. Pra, këtë here do të takohemi 2 me 2 dhe do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka bërë të ditur se këtë zhvillim do ta ndajë publikisht me qytetarët, duke theksuar se bëhet fjalë për kontaktin e parë zyrtar mes dy subjekteve pas përfundimit të procesit zgjedhor.

“Do ta bëj publike për gjithë vendin që ky është komunikimi i parë që kemi pasur deri tani. Ky është komunikimi i parë zyrtar që kemi pasur pas përfundimit të zgjedhjeve”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/